Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani ka folur për mediat pas dëshmisë së tij në SPAK për koncesionin e sterilizimit, teksa ka habitur jo pak kur është pyetur për lidhjen e tij me biznesmenin e arrestuar Ilir Rrapaj dhe ka mohuar njohjen me të. Për më tepër ai ka vënë në dyshim marrjen e parave nga zyrtarët nën akuzë.

“Ç’ne unë të njihesha me të! (biznesmenin Rrapaj)? Të më jepte dhe me mua ca para? Nga ta gjej unë këtë lidhje? Pse duhet ta njoh unë atë?”, deklaroi Cani.