Një qytetar ka zbuluar se brenda makinës së tij i kishin vendosur një granatë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besnik Ceka” në Tiranë gjatë orëve të mëngjesit.
Policia njofton se automjetit tip “Volkswagen” i kishin thyer xhamin trekëndësh dhe brenda makinës i kishin vendosur një granatë. Ky objekt u zbulua nga vetë pronari i makinës, qytetari me iniciale E.H., i cili njoftoi menjëherë policinë.
Në vendngjarje mbërritën forcat xheniere, të cilat konstatuan se objekti ishte një granatë mësimore. Dyshohet se ky mund të ketë qenë një paralajmërim. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin.





