Çmenduria e një burri kinez kur mësoi se gruaja i kishte thyer ekranin e celularit, shkoi deri tek e paimagjinueshmja. Ai e ka rrahur aq brutalisht, sa ajo gjeti vdekjen.

Gruaja u gjet e pajetë dhe me dëmtime të rënda në kokë më 15 shtator, në shtëpinë e saj në qytetin Jinçuan, sipas “People’s Daily Online”.

 Ai kishte dalë në mëngjes nga shtëpia dhe pasi ishte kthyer, kishte parë të thyer celularin e tij. Duke qenë se bashkëshortja i ankohej gjithmonë se ishte i varur nga celulari, ai mendoi se kishte qenë pikërisht ajo që ia kishte thyer. 

Sipas policisë, gruaja është goditur disa herë në kokë me një send të fortë, që mendohet se ka qenë shkop druri.

Burri 28-vjeçar u arrestua pas një ndjekjeje të gjatë nga ana e policisë.