Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë thirrje sot për arrestimin e policëve që sipas tij dhunuan 18-vjeçarin Daniel Drobaj, i cili akuzohet për plagosjen e efektives Ina Nuka.

Manjani shkruan në Facebook se si Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut ashtu dhe Kushtetuta e Shqipërisë ndalojnë torturën.

STATUSI I MANJANIT

Neni 3 i Konventës Europiane të të drejtave të njeriut;

Neni 25 i Kushtetutës së Republikës;

Nenet 86 dhe 87 të Kodit Penal;

Ndalojnë dhe dënojnë Torturën nga përfaqësuesit e Shtetit!!!!

Thyerja e gishtave si ndëshkim hakmarrës të 18-vjeçarit, është torturë dhe trajtim çnjerëzor. Pa asnjë dyshim!

Nëse dikujt në këtë palo shtet i ka mbetë ende sapo pak respekt për demokracinë dhe sundimin e ligjit, duhet që sa më parë të arrestojë ata polic që kryen krimin e Torturës!

Duhet ta bëjë shteti sot, që të mos e bëjë hakmarrja nesër!