Në Indi nuk ka pasur “mëshirë” për Armando Sadikun, kjo pas festës së tij të tepruar përpara disa ditësh, kur i tregoi organin gjenital kundërshtarëve pasi shënoi.
Klubi i tij, Goa, ka marrë vendimin për t’i ndërprerë menjëherë kontratën sulmuesit shqiptar, duke e lënë atë pa skuadër. Sadiku u afrua te Goa në verën e kaluar. Prej thuajse dy vitesh është pjesë e futbollit indian. 33-vjeçari la shenjën e tij te Goa.
Ish-lojtari i Kombëtares shënoi dhjetë gola dhe asistoi dy të tjerë, ndërsa mori minuta në 24 ndeshje. I mbetur tanimë pa kontratë, Sadiku po sheh si mundësi edhe një kthim në vendlindje, ku AF Elbasani ka shfaqur interes.