Një tjetër tërmet ka goditur ishullin e Kretës në Greqi këtë të premte, duke shkaktuar panik te banorët të cilët kanë braktisur shtëpitë. Sipas qendrës europiane të monitorimit të tërmeteve, lëkundja ishte me magnitudë 4.2 ballë Rihter, me thellësi fokale 10 kilometra.
Gjithashtu epiqendra e tërmetit ka qenë 44 kilometra nga Asimion. Ndërkohë, ky është tërmeti i tretë me magnitudë mbi 4 që regjistrohet në ishull brenda 2 ditës.