Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të dielë në Kavajë.
Bëhet me dije se Arian Gosa, i cili u vra pasditen e kësaj të diele, ishte duke pirë kafe me të atin në një lokal, kur një person ende i pa identifikuar e ka qëlluar me një plumb pistolete në kokë.
Sipas burimeve, autori është larguar më pas në këmbë. Aktualisht po vëzhgohen kamerat e sigurisë për të parë nëse mund të identifikohet si dhe të zbulohet drejtimi në të cilin është larguar.
Uniformat blu dyshojnë që ngjarja të këtë ndodhur për motive hakmarrjeje.





