Sekretari i Përgjithshem i PD-së, Flamur Noka në një deklaratë për shtyp nga selia e PD-së ka thënë se rikthimi i njërit prej përgjegjësve të kriminalizmit të policisë, Ardi Veliut në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore , është një ogur i keq i kësaj qeverie për çdo shqiptar që kërkon rend, siguri dhe një polici në shërbim të qytetarëve.
Flamur Noka: Rikthimi i njërit prej përgjegjësve të kriminalizmit të policisë në vendin e krimit, është një ogur i keq i kësaj qeverie për çdo shqiptar që kërkon rend, siguri dhe një polici në shërbim të qytetarëve. Ardi Veliu, ish-drejtori famëkeq i Policisë së Shtetit, është kthyer në strukturën policore. Ai do të drejtojë Agjencinë e Mbikqyrjes Policore e cila, siç sugjeron emri, do të kontrollojë policët për shkelje etike dhe ligjore. Siç thotë populli: i varin ujkut zorrët në qafë. Ardi Veliu është kampion i shkeljeve etike dhe ligjore. Ai është kryepolici i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar, me dorën deri në bërryl në qypin e korrupsionit. Gjithashtu Veliu është kryepolici që infektoi policinë e shtetit me virusin e prekjes dhe përfshirjes në zgjedhje.
Noka u shpreh se PD paralajmëron se Ard Veliu është rikthyer, jo për ta mbikqyrur Policinë, por për t’u siguruar se në zgjedhjet e ardhshme ajo do të jetë sërish dora e zgjatur dhe e pandëshkuar e Rilindjes në proces.
Flamur Noka: Partia Demokratike paralajmëron se Ard Veliu është rikthyer, jo për ta mbikqyrur Policinë, por për t’u siguruar se në zgjedhjet e ardhshme ajo do të jetë sërish dora e zgjatur dhe e pandëshkuar e Rilindjes në proces. Si dhe për të ruajtur lidhjet e vjetra me botën e krimit. Ardi Veliu e ka mbi vete damkën e Elbasanit në zgjedhjet e shkuara.





