Prindërit e një adoleshenti kinez, që vdiq dy ditë pasi hyri në një qendër të trajtimit të varësisë nga interneti, apelojnë për një hetim mbi vdekjen e tij.

Pas disa përpjekjesh për të disiplinuar varësinë e tij nga interneti, prindërit e kishin dërguar në një qendër trajtimi që pretendon se përdor trajtim të butë, këshillim psikologjik dhe trajnim fizik dhe premton se nuk përdoren dënime fizike.

“Djali im ishte i bindur. Vetëm pasi u diplomua në shkollën fillore ai filloi të hynte në internet, nuk kishte hobi të tjera. Shkonte në kafe internet çdo ditë. Unë përpiqesha ta pengoja, por ai nuk dëgjonte, ndaj kërkova online dhe gjeta këtë organizatë”, tregon e ëma e viktimës.

Në një intervistë për televizionin shtetëror, nëna e adoleshentit tha se trupi i të birit i ishte kthyer me rreth 20 shenja lëndimi. Shumë përdorues kinezë të rrjetit, shprehën tronditje dhe zemërim për vdekjen e adoleshentit e kishte edhe nga ata që pyesnin pse prindërit e kishin dërguar në një institucion të tillë.