13 gusht 2015 – Një foshnje 3-muajshe ka ndërruar jetë për një arsye të paimagjinueshme. Nëna e saj e dehur e harroi fare të bijën dhe bëri seks për rreth 9 orë me një person që e kishte njohur vetëm 2 javë më parë në një stacion autobusi.

Vogëlushja Chantelle nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe e kaloi natën në një karrocë bebesh e veshur vetëm me bebelina, ndërsa mamaja shkoi në dhomën e gjumit së bashku me shoqëruesin e saj ku u dehën me uiski dhe kryen marrëdhënie seksuale për orë të tëra. Kur u zgjua të nesërmen në mëngjes, mamaja e pashpirt dhe aspak e përgjegjshme, Yvonne Adkins, 32 vjeçe, e gjeti vogëlushen pajetë dhe të zbuluar në karrocë.

E vogla Chantelle vuante nga një sërë problemesh shëndetësore që kur kishte lindur dhe supozohej që të vizitohej te një mjek muajin pasardhës. Por, vetëm në sajë të papërgjegjshmërisë dhe nevojave seksuale të nënës së saj, ajo vdiq.

Përveç faktit të hidhur dhe të tmerrshëm që 32-vjeçarja Adkins mbeti pa vajzën e saj, ajo është dënuar dhe me 18 muaj burg dhe 18 muaj mbikëqyrje. Por, sipas gjykatësit të çështjes ajo e ka marrë dënimin më të madh dhe do t’i duhet të jetojë me këtë gabim për gjithë jetën, shkruan “Daily Mail”.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/