Angli, 21 prill 2014 – Një nënë 21 vjeçare nga Skocia ndau me miqtë e saj në Facebook dhimbjen për vdekjen e vajzës së 2-vjeçare, në rrethana që policia i ka cilësuar “të dyshimta”. 21 vjeçarja, Anne-Marie White tha se vajza e saj Madison ishte shumë e vogël për të vdekur, ndërkohë që shtonte se i dashuri i saj, Kevin Park nuk do t’i bënte keq vogëlushes.
E ëma e vogëlushes, Anne Marie White postoi mëngjesin e ditës së sotme një foto të vajzës dhe shkroi në Facebook: “Mendoj se kushdo e di se unë humba vajzën time të vogël e të shtrenjtë mbrëmë.” Dhjetëra miq i janë përgjigjur postimit, duke shprehur ngushëllimet për vogëlushen.
Policia është thirrur në banesën e gruas, të dielën në mbrëmje, pas një telefonate në urgjencë ku thuhej se fëmija e mitur ndihej keq. Vajza është dërguar në spital, por më vonë kishte vdekur.
Policia po heton mbi vdekjen “e dyshimtë” të vogëlushes Madison Horn mbrëmjen e shkuar. Një zëdhënës i policisë tha se “hetimet po vazhdojnë, por policia po e trajton vdekjen e saj si të dyshimtë”.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





