Bashkëshorti i saj u nda nga jeta 16 vjet më parë, ndërsa këngëtarja e dashur e muzikës popullore i rriti e vetme dy fëmijët e saj.

Valbona Mema ka treguar gjithmonë dashurinë ndaj Sokolit, duke i kushtuar shpesh edhe këngë, por gjesti i fundit i saj është vërtet mjaft i guximshëm.

Ajo ka vendosur të bëjë tatuazh portretin e Sokolit, ndërsa foton e cila është në proces te realizimit të tatuazhit e ka postuar në Instagram.

“I përjetshëm në kujtimin tim, dashuria e jetës sime, Sokol!”-ka shkruar ajo përbri fotografisë.