Një 46-vjeçar është shpëtuar nga policia, i cili në gjendje të rënduar psikologjike është mbyllur brenda në banesë duke i vënë zjarrin kësaj të fundit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të hënës rreth orës 22:00 në fshatin Viskokë.

Informacion paraprak

Ditën e hënë rreth orës 22:00, në fshatin Visokë, shtetasi A.C, 46 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike i ka vënë zjarrin banesës dhe është mbyllur brënda në banesë.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në një shkallë të lartë vështirësie bënë të mundur nxjerjen nga banesa të shtetasit A.C dhe i kanë dhënë ndihmën e parë pasi ishte asfiksuar.

Aktualisht 46 vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në Spitalin e Ballshit.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit në banesë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.