Rusi, 18 gusht 2014 – Një burrë i hodhi alkool në trup dhe e dogji gruan e tij pasi ajo fjeti me ish- të dashurin natën e martesës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në jug të Rusisë.

Veronika Filipova fjeti me ish- të dashurin natën e martesës, pasi bashkëshorti i ri i saj ra gjumë sepse ishte dehur.

27- vjeçarja, nënë e një fëmije, kishte 80 përqind djegie në trup dhe nuk shpëtoi, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Ivan Kuzmin, 30 vjeç, e ka rrëfyer krimin në polici.

LifeNews raportoi se gruaja u hakmor pasi i shoqi ra në gjumë natën e martesës.

Por më vonë ajo u ndje fajtore dhe i tregoi për krimin.

Atëherë ai i hodhi asaj alkool, që e përdorte për të prodhuar vodka, dhe i vuri flakën me çakmak.

Të afërmit thonë se Kuzmin i kishte mbajtur të fshehtë gruas një dënim të mëparshëm për tentativë vrasje.

Filipova kishte një djalë nga martesa e mëparshme.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/