Ura mbi lumin Seman që lidh fshatin Belinë me fshatin Kallm është jashtë funksionit, pasi u dogj. Shkak u bë një person i cili teksa po digjte mbeturinat në tokën e tij, si rrjedhojë mori flakë dhe ura.

Lidhur me ketë ngjarje policia ka vënë në pranga shkaktarin, Mentor Hatia, 47 vjeç, banues në Kallm, Fier.

“Ndalimi i këtij tij u bë pasi duke djegur mbeturina tek toka e tij, ka djegur edhe urën me basarela e cila kalonte mbi lumin Seman dhe lidhte fshatin Belinë me fshatin Kallm”, njofton Policia e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.