Një person ka djegur veten me benzinë mëngjesin e kësaj të mërkure në Shijak.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth një orë më parë, në rrethana që priten për t’u zbardhur në vijim.
Fatkeqësisht familjarët nuk mundën ta shpëtonin. Mësohet se viktima i moshës 70 vjeç, ishte banor i lagjes “Kodër” në Shijak.
Sipas dyshimeve të para, dyshohet se vetëflijimi ka ndodhur për shkak të problemeve psikologjike të viktimës, raporton “DurrësLajm”. Familjarët e tij janë shprehur se vuante nga depresioni prej disa kohësh.
Sakaq, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË
Sot rreth orës 09:15, në Shijak, nje shtetas 70-vjeçar, në oborrin e banesës dyshohet se është sperkatur me lëndë djegëse benzinë dhe i ka vënë flakën vetes.
Ai u dërgua në Repartin e Djegieve ne Tiranë, por megjithë ndihmën e dhënë, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanve të ngjarjes.





