Motra e Kristiano Ronaldos, Katia Aveiro, është vënë përsëri në qendër të vëmendjes, pas një gjesti turpërues. Nuk është hera e parë që ajo përfundon në faqet e para të gazetave portugeze dhe angleze. Katia këtë radhë e ka djallosur vërtet, pasi ka përfunduar në gjyq për një arsye qesharake: Nuk ka paguar shërbimet e ndërtesës ku jeton në Setubal. Këngëtarja 40-vjeçare nuk ka paguar detyrimet e ndërtesës, fatura të ndryshme dhe mirëmbajtjen e pishinës. E çuditshme është se si motra e Ronaldos, njëri nga lojtarët më të paguar në botë, nuk arrin të paguajë një faturë që kushton vetëm 1500 euro. Të afërmit e saj kanë thënë se ka qenë një neglizhencë e Katias, por fqinjët e saj e kanë humbur durimin dhe kanë vendosur ta çojnë në gjyq 40-vjeçaren.

Duket se telashet për Katian nuk kanë fund, pasi vetëm dhjetorin e kaluar në një media pati deklaruar se kishte kryer marrëdhënie seksuale në krevatin e të vëllait. Ajo po ndërhyn shumë në imazhin e 32-vjeçarit, për keq normalisht.