Policia informon se në derën e banesës private të një efektivi është vendosur lëndë plasëse. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe” në Shkodër, ku fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në derën e banesës private të shtetasit V. Zh., (oficer Policie), është vendosur lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.