Alban Kondi nuk njihet nga publiku shqiptar vetëm si anëtar i grupit “Produkt 28”, por edhe si vëllai i artistit të ndjerë, Doktor Florit.
Albani së fundmi ka qenë i ftuar në “ABC-ja e Mëngjesit” ku ka rrëfyer mungesën e madhe që i bën vëllai i tij.
Madje ai foli edhe për vendimin e vështirë që mori disa kohë më parë për t’i lënë djalit të tij emrin e Doktor Florit, Floran Kondi.
“Ka qenë një vendim shumë i vështirë. E di pse? Të jem 100% i sinqertë. E para ishte përkrahja e bashkëshortes dhe e nuses sime se ishte totalisht dakord dhe normalisht nëse ajo nuk do të ishte dakord unë nuk do të kisha këmbëngulur. Por qëkur unë i thash, ajo më tha: ‘Po më pëlqen shumë’. Ajo që përbrenda meje ishte vendimi final pse unë vendosa që djalin të mbante këtë emër, ishte sepse më mungonte në shtëpi ai emër që unë thërrisja përditë. Edhe kur je mësuar edhe kur je rritur me atë ndjesinë domethënë në një farë forme pak egoiste, por më ka dhënë shumë ndjesi.
Ne nuk i thërrasim Flori, i thërrasim Floran për të mos bërë atë zëvendësimin 100%. Edhe Flori, Floran e ka pasur emrin, po ne e thërrisnim Flori, Flori, Flori”, -shtoi Albani.