Presidenti i vendit Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga liqeni artificial i Tiranës, ku shihet teksa po shijon rrezet e diellit në këtë të shtunë të ngrohtë.

“Të dashur miq! Ju uroj një fundjavë të mbarë!” – shkruan Meta bashkëngjitur videos, ndërsa shfaqet i veshur sportiv.

Kujtojmë se Gjykata kushtetuese është tërhequr për të marrë vendimin për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës, pas një seance ku përfaqësuesit e Metës akuzuan Kuvendin aktual se falsifikoi dhe manipuloi provat dhe presidenti depozitoi një padi në Prokurori.