Një shtetas nga Kosova, F.K., 66 vjeç, banues në Gjermani, është arrestuar në flagrancë në portin e Durrësit.
Shtetasi në fjalë, gjatë kontrollit në dalje të portit më të madh në vend, u kap me dokumente udhëtimi të falsifikuara.
Atij do t’i duhet tashmë të përballet me akuzën për konsumimin e veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe vizave”.





