Gjatë natës,persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një kapanoni dhe për pasojë janë djegur disa automjete. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ymer Peni” në lagjen Skënderbej në Elbasan.

Mësohet se nga zjarrvënia janë djegur disa automjete luksoze. Kapanoni  ku mbaheshin automjetet për shitje ishte i mbikqyrur nga një shoqëri e ruajtjes dhe sigurisë fizike me kamera mjaft cilësore dhe me sistem alarmi të cilin autorët dyshohet se e kishin çaktivizuar para se ti vinin zjarrin objektit.

Ndërkaq shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë mjaft shpejt duke evitur disi pasojat e  zjarrit. Policia po heton zbardhjen e ngjarjes.