Pas djegies së pemës së Krishtlindjes pranë Kryeministrisë, një grup protestuesish kanë djegur edhe pemën e Krishtlindjes të vendosur në sheshin “Skënderbej”.

Duket se revoltën e tyre jo vetëm për vrasjen e Klodian Rashës, por edhe për gazin lotsjellës që policia ka përdorur sot në protestën qytetare, protestuesit e kanë shprehur duke djegur pemët e festave te fundvitit.

Pas Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme, FNSH ka sulmuar me gaz lotsjellës protestuesit edhe në sheshin “Skënderbej”.