Një makinë ka marrë flakë gjatë natës në Durrës.

Policia thotë se mjeti tip “Volkswagen”, i cili ishte i parkuar në lagjen nr. 7, ka marrë flakë rreth orës 03:00 të natës.

Sipas informacioneve paraprake policore, dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht në këtë mjet, ndërsa uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Më date 28.03.2017, rreth orës 03:00, në lagjen nr. 7, parkuar pranë rrugës ka marrë flakë mjeti tip “Volkswagen”, ku ka dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.