Dalin të tjera detaje nga plagosja e një shtetaseje shqiptare jashtë shtepisë së saj në lagjen “Haidari” të Athinës.

Sipas mediave greke, e reja 30-vjeçare u qëllua me armë në kokë dhe mbeti e plagosur me plumb në faqe, nga një person që fillimisht u tha se bashkejetonte me të.

Por sot “espressonews.gr” shkruan se shqiptarja ka dyshime qe punonte si striptiste dhe njihet me emrin “Xhesika” në punën e saj. Megjithatë, emri i vërtetë nuk është zbuluar ende.

Duke zbuluar këtë detaj, mediet greke shkojnë më tej dhe thonë se motivi i plagoses eshte pas problemeve me tutorin e saj.

Dy dite me pare, një person hyri në apartamentin ku jetonte e reja dhe pasi bisedoi me shqiptaren, grindja përfundoi në trotuar jashtë banesës ku edhe u qellua me arme.

Nje dite pas plagosjes, e reja foli për një emision televiziv grek dhe tregoi se personi që e qëlloi me armë është një shtetas shqiptar, i cili i tha se “sot do të vdesësh”.

Sipas “espressonews.gr”, në shtëpi me 30-vjeçaren qëndronte edhe një shoqe e saj, e cila prej disa ditësh ka udhëtuar drejt Shqipërisë.

Policia greke është duke hetuar në pistën e konflikteve mes tutorit dhe striptistes, por nuk përjashtohet as pista e problemeve personale apo ekonomike mes shqiptares dhe autorit.

Fqinjët e saj thonë se në shtëpinë e 30-vjeçares shkonin shpesh persona me makina luksoze.

Sakaq, mediat greke shkruanin duke iu referuar fqinjeve te shqiptares se ajo është e martuar në Shqipëri dhe ka një fëmijë 7-muajsh. /panorama