Ukrainë, 3 korrik 2014 – 116 vjeçari Grigoriy Nestor pretendon se nuk ka kryer asnjëherë në jetën e tij marrëdhënie seksuale me një femër dhe kjo është një nga arsyet e jetëgjatësisë së tij.
I moshuari nga Ukraina është shprehur se feja e tij, ajo kristiane, i ndalon çdo individi, e aq më tepër besimtarëve, të kryejnë marrëdhënie seksuale paramartesore dhe ai nuk ishte martuar me asnjë femër.
"Njerëz si unë që nuk u martuan kurrë jetojnë më shumë kurse ata që janë të martuar zihen gjithnjë me bashkëshortin dhe kjo nuk është mirë për shëndetin,”– tha Grigoriy.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





