Adrenalina mund t’ju luajë shakara të shëmtuara.

Këtë gjë e di shumë mirë ky djalë kolumbian nga Bogotaja, i cili i vodhi celularin një vajze në stacionin e metrosë.

Ai ka arritur t’i marr nga dora smartphone-in por në përpjekje për t’u arratisur shtypet nga një autobus.

Ai është shtruar menjëherë në spital jashtë rreziku për jetën dhe vajzës i është rikthyer celulari.