14 shtator 2015 – Policia e Beratit ka arrestuar një burrë 42 vjeç, pasi akuzohet për dhunë në familje dhe vjedhje.
Sipas policisë, Alfred Isufaj ishte shpallur në kërkim pasi ka vjedhur automjetin e babait të tij 67-vjeçar me iniciale H. I, banues në Berat.
Gjithashtu Isufaj edhe e ka rrahur babanë e tij dhe ky i fundit ka shkuar në polici për të paditur djalin e tij. Më pas erdhi arrestimi i 42-vjeçarit, ndaj të cilit tashmë rëndojnë 2 akuza.
/portali DurresLajm/