Shtëpitë e futbollistëve janë kthyer në shënjestrën kryesore të hajudtëve në mbarë botën. Pas Benzemas, Icardit, Cancelo tashmë edhe një futbollist i Serisë A ka vuajtur të njëjtën pasojë. Shtëpia e portierit Lukasz Skorupski është vjedhur nga vandalët gjatë kohës kur luhej ndeshja Bologna-Napoli.

Pasi kishte shkuar në shtëpi pas ndeshjes, Skorupsi ka parë banesën e tij plot rrëmujë dhe në një gjendje aspak normale.

Sipas të dhënave të policisë, dëmi i shkaktuar në shtëpinë e portierit është rreth 50 mijë euro.