Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë dy të rinj që kanë i vjedhur një celular një personi në rrugë.

Të rinjtë P. M., 21 vjeç dhe D. M., 23 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, , i kanë vjedhur aparatin celular shtetasit M. K.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.16.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.