Legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona, di si ta rikthejë vëmendjen e mediave, por vetëm atëherë kur nuk bëhet më fjalë për futbollin. Ditën e djeshme gjatë një video konference, ai ka hapur një sfidë ndaj kampionit të padiskutueshëm të boksit, Flloid Mejuethër, i cili, përpos sportit, është i njohur edhe për tatuazhet e shumta.
Maradona për këtë ka thënë: “Kampion për tatuazhe? Unë e mbys Mejuethërin, jo me grushte, por me goditje nga 11-metërshi”.
Megjithatë, Maradona ka kërkuar edhe të hedhë në gjyq vajzat e tij, Dalma e Xhanina, pasi këto të fundit i kanë vjedhur atij një shumë prej 2 milionë eurosh. Për këtë arsye, legjenda i ka kërkuar avokatit të tij për të hedhur në gjyq vajzat, pasi ish-gruaja e tij, Klaudia Vilafane, i ka shtyrë ato për të bërë këtë vjedhje.





