Policia e Përmetit ka vendosur në pranga tre të mitur, pasi akuzohen për vjedhje.
Autoritetet bëjnë me dije se shtetasit H.Ç., 17 vjeç, F. M., 17 vjeç dhe A. P., 17 vjeç, banues në Përmet, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur shtetasit zvicerian D. M., 60 vjeç, çantën e dorës.
Njoftimi i plotë i Policisë Përmet:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet ndaluan shtetasit H. Ç., 17 vjeç, F. M., 17 vjeç dhe A. P., 17 vjeç, banues në Përmet, pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin, i kanë vjedhur shtetasit zvicerian, D. M., 60 vjeç, çantën e dorës.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.





