Dy persona nga Bathorja u arrestuan pasi i vodhën celularin një gruaje dhe u larguan me makinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz arrestuan shtetasit G. K., 35 vjeç, dhe Y. V., 40 vjeç, banues në Bathore.

Sipas policisë, në Fermë, Sukth, dyshohet se i kanë vjedhur nga çanta një aparat celular shtetases D. H., dhe më pas janë larguar me automjet.