Tetorin e kaluar disa hajdutë i kanë vjedhur makinën Luçiano Spaletit në parkingun e një hoteli në Napoli, tani autorët e dyshuar të vjedhjes kthehen për t’i dhënë një mesazh tronditës trajnerit italian në sheshin e stadiumit “Diego Armando Maradona”:“16-10-21:
Spaleti, do t’jua kthejmë makinën… Mjafton që të largohesh”.
Një pjesë e mbështetësve napolitanë kërkojnë që trajneri të largohet nga skuadra, pavarësisht një sezoni që e dërgoi në kualifikimin në Champions sipas objektivave dhe kërkesave që i kishte dhënë klubi.





