I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, identifikohen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik dhe në vijim të punës për goditjen e të gjitha paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, pas një kallëzimi të depozituar nga një turist, se dy shtetas të paidentifikuar i kishin vjedhur me dhunë dy aparate celulare, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”.

Si rezultat u identifikuan dhe arrestuan shtetasit L. A., 22 vjeç, Xh. M., (L)., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 139/25 i Kodit Penal.

Dy të arrestuarit dyshohet se, te sheshi “Skënderbej” i kanë vjedhur dy aparate celulare shtetasit D. C., 43 vjeç.