Një grabitës ka rënë në prangat e policisë së Fierit, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.

“U arrestua në flagrancë shtetasi Erjon Sulohoxhaj, 40 vjeç, banues në Fier dhe u shpall në kërkim shtetasi Sokol Mellaraj, 30-vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “29 Nëntori” në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur një sasi parash në çantën e krahut shtetasit N. F.”,- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.