Ish-deputetja Rudina Hajdari ka rimarrë në përdorim rrjetin e saj social Facebook, pasi kishte rënë pre e një sulmi kibernetik.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hajdari shkruan se me ndihmën e ekipit të Facebook ka arritur që të marrë përsëri profilin e saj.
“Të dashur miq, faqja ime u bë subjekt i një sulmi kibernitik e për rrjedhojë unë e humba aksesin dhe personi i cili e sulmoi i ndryshoi edhe emrin.
Falë ndihmës së ekipit të FB arrita ta rikthej dhe çdo gjë tani është normale.
Faleminderit atyre që u shqetësuan sinqerisht për këtë ngjarje por edhe atyre që e përdorën për të më kujtuar shijen e baltës së Shqipërisë. Përqafime” shkruan Hajdari në postimin e saj.
Kujtojmë që Hajdari ra pre e një sulmi kiberneti dhe i ndryshuen emrin në “Ăn Chơi Bắc Ninh”, që sipas përkthimit të google në shqip është “Hani dhe luani në Bac Ninh”.





