Një 52-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale F.A., banues në lagjen nr. 10, Durrës, i cili i ka vjedhur biçikletën, shtetasit I. B., 33-vjeç.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 52-vjeçari, në muajin mars të këtij viti ka vjedhur 2 bateri mjetesh motorike, në një garazh.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës
Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. A., 52 vjeç, banues në lagjen nr. 10, Durrës, pasi i ka vjedhur biçikletën, shtetasit I. B., 33 vjeç.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas, më datë 13.03.2021, ka vjedhur 2 bateri mjetesh motorike, në një garazh.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





