Kamerat e sigurisë në Viareggio kanë regjistruar momentet dramatike, kur një grua përplas fatalisht grabitësin, që i kishte vjedhur çantën nga dritarja e hapur e makinës, në veriperëndim të Italisë.

Biznesmenia Cinzia Del Pino, 65 vjeçe duket se “mori ligjin në dorë”, kur goditi me makinë marokenin e identifikuar tashmë si Nourdine Naziki, 52 vjeç, që sapo i kishte vjedhur çantën në makinë.

Del Pino, e njohur në qytetin bregdetar të Viareggio, u identifikua nga targa e makinës së saj fuoristradë Mercedes dhe u arrestua nga policia disa orë më vonë.

pamjet shokuese të publikuara në mediat vendase, Naziki shihet që kalon para një dyqani para të shfaqet makina e Del Pino që e përplas duke e shkelur disa herë.

Makina më pas bën prapa dhe e shkel sërish, teksa Del Pino zbret prej saj me taka të larta, merr çantën e saj nga i aksidentuari dhe më pas largohet.

Ambulanca që erdhi në vendngjarje dërgoi Naziki në spital por vdiq disa orë më vonë.

Del Pino raportohet se pranoi në polici se donte vetëm të rimerrte çantën e saj pasi kishte çelësat e shtëpisë dhe dokumentet personale, ndërsa i është dhëna masa e arrestit shtëpiak.

“Ai kërcënoi të më vriste me thikë, isha e tmerruar. Unë desha vetëm të merrja gjërat e mia”, tha ajo në polici.

Oficerët thanë se nuk ksihin gjetur asnjë thikë pranë Naziki ndërsa avokati i gruas Enrico Marzaduri refuzonte se ajo kishte goditur qëllimisht grabitësin.

“Në trupin e viktimës nuk kishte shenja rrotash, ajo donte vetëm ta ndalonte. Kjo dramë erdhi si pasojë e një krimi. Nëse burri që humbi jetën nuk do të kishte qenë një kriminel, kjo nuk do të kishte ndodhur”, tha Zv. kryeministri italian Matteo Salvini mbronte gruan në një postim në Facebook.

Familjarët e Naziki në një intervistë me televizionet në Marok kërkonin ‘drejtësi’.

“As kafsha nuk vritet në këtë mënyrë si u vra vëllai ynë. Kërkojmë që gruaja të dërgohet serisht në burg. Ai ishte një burrë i mire dhe ne kërkojmë drejtësi.

Të gjithë ata që e njohim mund t’ua thonë këtë. Ajo e shkeli disa herë me makinë dhe më pas u largua pa njoftuar as mjeket”, thanë familjarët.