Një 47-vjeçar nga Anglia është vënë në hetim nga ana e policisë, për shkak se i ka vjedhur çantën një personi në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se ka qenë Sh.T i cili kishte denoncuar se në aeroportin e Rinasit i kishin vjedhur çantën e dorës, brenda së cilës kishte sendet personale.

Shërbimet e Policisë kanë kryer kontrolle të menjëhershme dhe si rezultat kanë identifikuar dhe kapur personin, së bashku me çantën që ai kishte vjedhur.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi N. E., 47 vjeç, nga Anglia, për veprën penale “Vjedhja”.