Një 19-vjeçar, banues në qytetin e Sarandës, është arrestuar nga policia e këtij qyteti. Shtetasi me iniciale I.A akuzohet për vjedhjen e një shtetasi. Nga veprimet hetimore dyshohet se i riu më datë 31 Dhjetor 2024, në lagjen nr. 3, Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shumën prej 400 Euro një punonjësi lavazhi.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.