22-vjeçari Xhuljo Berisha ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se i ka vjedhur një shtetaseje një sasi lekësh, bizhuteri dhe 3 celularë.

Sipas burimeve zyrtare, sendet e vjedhura janë gjetur në një pikë shitje, më pas ato janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë ndalimin e shtetasit Xh. B., 22 vjeç, banues në Lezhë, pasi  dyshohet se i ka vjedhur shtetases V. P., 3 aparate celularë, një sasi lekësh dhe disa bizhuteri, të cilat janë gjetur në një pikë shitjeje dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.”, njofotn policia.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave dhe mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.