Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për vjedhje në Peshkopi.

24-vjeçari K.S vodhi një shumë parash dhe disa sende personale të një shtetase A.K, ku menjëherë pas denoncimit, nisi puna për kapjen e të riut nga Tirana.

Policia gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 24-vjeçari, gjetën të fshehura dhe sekuestruan shumën e parave dhe sendet personale, të shtetases A.K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.