Një 57-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi i ka vjedhur një shtetasi portofolin me para.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ndaluan shtetasin G. S., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 5, Kavajë, i ka vjedhur një shtetasi, protofolin me një shumë parash.”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.