“Jam betuar në gjakun e vëllait, nëse nuk vepron gjykata, vjen Kanuni!”
Kështu është shprehur Labinot Mekaj nga Peja, i cili ishte dëshmitar i vrasjes së vëllait të tij.
Plagët të cilat i mori nga goditja me thikë, 26 vjeçari Elvis Mekaj nga Peja ishin fatale për të, duke i marr jetën, por për ngjarjen ende nuk është vendosur drejtësi.
“Vallu i ndjerë u ardh e ka lon kerrin atu edhe ky si në besim ja ka bo tani hajde hajde, edhe vallau u ardh direkt ne thikë”, thotë Labinot Mekaj, shkruan Gazeta Express.
Kjo nuk ishte hera e parë që Elvisi kishte telashe me 24 vjeçarin Kushtrim Selimin, pasi edhe dy herë të tjera ky e kishte plagosur me thikë viktimën.
Personi i dyshuar nuk është emër i panjohur për organet e rendit, pasi ka edhe vepra të tjera, ndërkohë që për këtë të fundit i është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë.





