Një trup i pajetë, ende i paidentifikuar është gjetur në Peqin, pranë lumit Shkumbin.
Policia njofton se viktima është rreth 45 vjeç, ndërsa raportohet se ka dy plagë me armë zjarri njëra pas shpinës dhe një tjetër në pjesën anësore të brinjëve.
Sipas informacioneve të para jozyrtare, vrasja është kryer maksimalisht mbrëmjen e djeshme.
Njoftimi i policise
Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.





