Babai i Sabrina Bengajt, Partizan Begaj ka kërkuar dënim maksimal për ish-dhëndrin i cili disa ditë më parë i ekzekutoi me armë zjarri të bijën.
Në një prononcim për mediat thotë se ai ruajti momentin që nuk kishte meshkuj në shtëpi dhe të vriste ish-bashkëshorten, teksa kërkon dënim maksimal për ish-dhëndërin.
Akuza të forta babai i vajzës ka hedhur edhe ndaj gjykatësit, Pirro Sotaj që liroi nga burgu 31-vjeçarin, për të cilin thotë se duhet të japë llogari.
“Kishte ruajtur që nuk kisha asnjë nga djemtë në shtëpi. Ky i bie të jetë një mi, ata minjtë që kalojnë në tuba. Unë e akuzoj direkt Pirro Sotaj të japë llogari. E njoh edhe personalisht. Unë kërkoj dënim në litar. Jo më të drejta njeriu, nuk ka të drejta mekëta fundërrina. Nuk ka pse ti mbajnë mbi tokë këta lloj fundërrinash,” tha ai.





