Vret qenin pasi kanos të zotin me armë. Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga blutë e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier. Thoma Kaçeli, banues në Marinëz, Roskovec, kishte debatuar me S.K., 44 vjeç, e më pas qëlloi me automatik drejt stanit, duke i vrarë qenin.

Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe si rezultat i një pune të mirëorganizuar nga Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit brenda një kohe të shkurtër.

Në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja model 56 dhe në kontrollin e banesës iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një automatik model 56, 2 krehra automatiku dhe 25 fishekë model 56.