Nëse nuk do të kishte pamje të siguruara nga kamerat e vëzhgimit të dyqanit të duhanit, do të ishte marrë si një trillim: gruaja kërcet gishtat disa centimetra nga fytyra e pronarit, pëshpërit disa fjalë, i lexon fatin në dorë dhe më pas zhduk zarfin me plot tetë mijë euro.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur Itali, në një lokal, ku tre gra rome hynë duke hipnotizuar pronarin e tij dhe duke hutuar kamarieren arritën t’i merrnin zarfin me 8 mijë euro që ndodhej në arkën e lokalit.

Ajo u konsiderua si një grabitje e kryer pasi e kishte vënë viktimën “në gjendje të paaftë për të folur dhe vepruar, nëpërmjet praktikës hipnotike”.

Policia arriti t’i arrestonte më 18 tetor, tre të dyshuara të moshës 35, 41 vjeçe, 34 vjeç.

Ngjarja, e cila zgjati disa minuta dhe u filmua nga kamerat ndodhi më 26 nëntor të vitit të kaluar në Corso Siracusa, në zonën e Santa Rita.

Tre gratë, italiane me origjinë rome, hyjnë në dyjan dhe duke përgjuar përreth, filluan të flasin që të shpërqendronin vajzën në lokal. Dhe pikërisht tek arka, aty ku po punonte pronari, një nga gratë iu afrua dhe filloi të flasë me të, skenë që përsëritet nja dy herë. 

Më pas ajo fillon të tundë duart para syve të “viktimës”, derisa i merr dorën, si në gjestin e leximit të fatit të tij, raporton media italiane.

Jo vetëm kaq: pak çaste më vonë, gruaja vendos një objekt të vogël të zi në pëllëmbën e dorës së burrit. Një objekt që, në hipotezën e akuzës, mund të kishte në përmbajtje “një substancë psikotrope ose narkotike”.

Fakti është se, që nga ai moment, burri duket si i paralizuar dhe sigurisht i pakujdesshëm ndaj lëvizjeve të gruas: ajo lëviz pas banakut dhe zhduk zarfin e bardhë.