Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka dhënë masën e sigurisë me ‘arrest me burg’ për katër autorët e dyshuar të vrasjes me tritol të 67-vjeçarit, Hysni Ymeri. Gert Bushtati, ka pranuar se është personi që ka vendosur sasinë e eksplozivit me datë në panelin e matësve elektrik, e cila shpërtheu dy ditë më pas duke i marrë jetën 67 vjeçarit. Në fjalën e tij në gjyq, Bushati ka thënë se tre persona të tjerë të arrestuar Edison Hasaj, Gjergj Zefi dhe Ergys Ibrahimi janë personat që e kanë kontaktuar për të vendosur sasinë atë të tritolit.

Gjykata dha masën e sigurisë me ‘arrest me burg’  edhe për Gjergj Zefi, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj, si të dyshuar bashkëpunues në vrasjen e Hysni Ymerit. Ndonëse tre të fundit nuk e kanë pranuar ngjarjen në polici, në gjykatë janë përfaqësuar nga mbrojtja e tyre. Sipas tyre, ata nuk kanë asnjë lidhje me tritolin dhe kanë mohuar se mund të jenë ata porositësit e Gert Bushatit.